Indonezi, 77 te vdekur nga carja e diges

28/03/2009 10:55

Rendohet bilanci i viktimave nga carja e nje dige ne kryeqytetin indonezian Xhakarta. 77 jane te vdekurit, ndersa 100 te tjere rezultojne te zhdukur.

Autoritetet lokale thone se numri pritet te jete me i madh. Tragjedia ndodhi pas shembjes se diges se ndertuar ne vitet ’30 ne liqenin Situ Gintung, 20 km larg kryeqytetit, si pasoje e shirave te rrembyeshem.

Masa e ujit permbyti afro 400 shtepi ne nje zone te banuar, gjate kohes kur banoret ende flinin. Nderkohe po vazhdojne perpjekjet per shpetimin e te mbijetuarve qe kane mbetur ne kete rajon, ndersa priten ndihma emergjente per familjet e viktimave, si dhe vendstrehime.

Qeveria do te ndihmoje ne rindertimin e shtepive, nderkohe qe edhe diga duhet te riparohet sa me shpejt.

Top Channel