Veliaj ne Vlore me studentet

27/03/2009 00:35

Me synimin per te diskutuar sfidat e punesimit rinor, G99-ta organizoi nje tubim ne Vlore me pjesmarrjen e studenteve dhe te rinjve te ketij qyteti.

Erion Veliaj tha se ne date 28 qershor te gjithe te rinjte shqiptare kane mundesi te fitojne betejen me te rendesishme te jetes se tyre: t’i japin fund tranzicionit.

“Zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane vetem per te nderruar pushtetin dhe qeverine, por edhe per te ndryshuar menyren se si ne funksionojme si njerez. Sot nuk mund te kete nje Shqiperi te veriut dhe nje te jugut, sot jane te gjithe te rinjte shqiptare ne nje qellim te perbashket”, eshte shprehur Veliaj.

Duke u perqendruar ne problematiken e punesimit rinor, lideri i G99-es tha se mbi 70 perqind e te punesuarve rrefejne se kane gjetur pune ne saje te njohjeve personale dhe jo ne saje te meritave.

Top Channel