Rama: Turp atyre qe cenojne familjen

26/03/2009 22:20

Kryetari i Partise Socialiste ka reaguar per here te pare ne lidhje me akuzat e mazhorances per jeten e tij familjare. Edi Rama beri apel ne “Top Story” qe t’i jepet fund kesaj politike ku cenohet gjeja me e shtrenjte per shqiptaret, familja.

“Flasin per familjen, por nuk respektojne familjen e tjetrit. Duke sulmuar familjen e kundershtarit tregojne se nuk jane ashtu sic thone”, eshte shprehur Rama.

“Nuk kam arsye te me vije turp qe ne moshen 19 vjecare kam pasur dashuri per nje njeri qe nuk kam pushuar se dashuri asnjehere. T’u vije turp ketyre njerezve qe per arsye te pushtetit qe duan ta mbajne me cdo kusht jane ne gjendje te formulojne te tilla mostruozitete. Nuk kam arsye te me vije turp te martohesha ne moshen 22 vjecare ne nje kohe kur ne Shqiperi jetohej ndryshe. T’u vije turp atyre qe per nenen e djalit tim bejne komente dhe i cenojne kaq rende dinjitetin. Mua nuk ka pse te me vije turp qe ne fillim te viteve ’90 shkuam ne nje plazh natyristesh qe nuk eshte jashte normave morale. T’u vije turp atyre qe me foto te vjedhura duan te mbajne pushtetin, te zhdukin cdo ideal dhe cdo vlere”, theksoi ai.

“Besoj se nuk do t’ua laje ndonjehere borxhin as djalit tim, as nenes time se per faktin qe une jam ne politike te flitet per te tilla gjera. Eshte etika qe dallon njeriun nga kafsha. Sot fola sepse mendoj qe eshte shume e rendesishme qe te kuptoni nje gje shume te thjesht, qe politika nuk eshte prostitucion dhe e neveritshme qe e transformon nje njeri ne te korruptuar. Jo, politika ka lindur qe njerezit te zgjidhin gjerat bashke qe si zgjidhin dot vetem. Pa ndryshuar kete lloj politike, ne nuk do te kemi asnjehere nje Shqiperi me te mire”, pohoi kreu i PS-se.

Top Channel