Rama: Kryeministri, nga vota e shqiptareve

26/03/2009 22:40

Edi Rama ka lene te kuptohet ne “Top Story” se do te jete ai kryeministri i ardhshem i vendit nese Partia Socialiste do te fitoje zgjedhjet.

“Per kryeministrin e ardhshem do te vendosin vete shqiptaret me voten e tyre”, eshte shprehur kreu i PS-se.

I pyetur nese do ta kandidoje per deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit, ai theksoi se nje gje e tille do te vendoset nga bisedimet me anetaret e tjere te partise se tij.

“Nese une do kandidoj ose jo si deputet eshte nje ceshtje krejt e parendesishme. Une do u ofroj shqiptareve mundesine dhe nje qeveri qe do e nxjerre Shqiperine nga kjo situate. Nese une do te kandidoj per deputet ose jo do te zgjidhet ne momentin kur te flitet edhe me te tjeret”, pohoi Rama.

Ai ka komentuar edhe ndryshimin e qendrimit te kryetarit te LSI-se, Ilir Meta i cili hapi rrugen e bashkepunimit me PS-ne.

“Ndoshta me ne fund edhe Ilir Meta e ka kuptuar se e vetmja rruge per te dale nga kjo situate eshte ajo me Partine Socialiste”, tha Rama.

Top Channel