“Kartat”, PS: Procesi i ngadalshem

26/03/2009 15:05

Partia Socialiste i referohet serish procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti, duke i meshuar shqetesimit te saj konstant per prioritetin qe duhet te kene shtetasit qe nuk kane pasaporte dhe qe gezojne te drejten e votes.

Kjo shifer sipas opozites qe i referohet shifrave zyrtare eshte 730 mije shtetas, qe perbejne rrthe 25% te zgjedhesve, shifer e konsiderueshme per cdo rezultat zgjedhor.

Deri tani kane aplikuar vetem 100 mije shtetas te kesaj kategorie. PS thote se procesi po ecen me ritme te ngadalta dhe thote se qeveria ka shkelur cdo afat kontraktor ne lidhje me ngritjen  e sistemit te aplikimit dhe shperndarjes.

“Sistemi i shperndarjes duhet te ishte gati qe ne nentor te vitit 2008 dhe tani jemi ne mars e sistemi nuk eshte shtrire ne te gjithe vendin”, u shpreh Damian Gjiknuri, nensekretar per ceshtjet ligjore ne PS.

PS, ka bere dhe nje tjeter llogari qe lidhet me propozimin e saj per pajisjen me karta falas te shtetasve pa pasaporte

“Publiku duhet te dije qe vlera e kesaj kontrate eshte reth 200 milion euro e cila paguhet me detyrim nga shtetasit shqiptar. Shteti perfiton ne menyre direkte nga kjo kontrate 5% te vleres se kontrates pa TVSH pra rreth 8 milion euro, si dhe TVSH-ne e 3.5 milion pasaportave, pra 35 milion euro, me nje total 43 milion euro. Propozimi yne nuk i kushton shtetit me shume se 6 milion euro te cilat mund te vijne nga vlerat e perfituara me larte”, sqaroi Gjiknuri.

PS thote se cdo kembengulje e qeverise per te mbrojtur gjendjen aktuale te procesit te pajisjes se shtatasve me leternjoftime, e ben ate pergjegjese direkte per pasojat qe mund te vijne.

Top Channel