Terrorizmi, Britania do te pergjoje facebook

25/03/2009 19:35

Nga Britania e Madhe ka ardhur nje propozim qe eshte i destinuar te ngjalle polemika, venia nen kontroll e Facebook, faqja e internetit me e perhapur dhe me e dashur ne bote, me qellim luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetit.

Ideja eshte e Ministrise britanike te Brendshme, e cila po mendon te detyroje menaxheret e rrjetit social qe te mbikeqyrin te gjitha levizjet e abonenteve.

Informacionet ne Facebook, ashtu si dhe pergjimet e telefonave, e-mail-eve dhe profileve te ndryshme te internetit, duhet te mblidhen ne nje database te vetem.

Gjithesesi, propozimi britanik nuk eshte nje risi absolute. Bashkimi Evropian miratoi ne mars te 2006-es nje direktive mbi ruajtjen e te dhenave te trafikut te internetit per nje vit.

Top Channel