11 vjec, rrezikon denimin me burgim te perjetshem

25/03/2009 11:05

Nje 11-vjecar amerikan rrezikon te denohet me burgim te perjetshem, pasi akuzohet per vrasje te dyfishte.

Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Pensilvani, ku nje gjykates i kontese Lawrence vendosi qe 11-vjecari Jordan Brown te mos gjykohet si i mitur. Ai do te pergjigjet per akuzen e vrasjes se te dashures se te atit, e cila ishte edhe shtatzene.

Sipas gazetes Pittsburgh Post-Gazette, avokatet e femijes kane njoftuar se do te apelojne vendimin dhe do te kerkojne qe ceshtja te zhvendoset per t’u shqyrtuar ne nje Gjykate per te mitur.

Top Channel