SHBA, tragjedi ne Kaliforni, vriten 3 police

22/03/2009 09:40

Nje tjeter tragjedi e shkaktuar nga njerezit me te meta mendore ka tronditur SHBA-ne.

Kete here ne shenjester nuk ka qene nje shkolle por agjentet e policise. Tre police kane humbur jeten dhe nje eshte ne gjendje te rende shendetesore pas shkembimit te zjarrit ne Okland te Kalifornise me nje person, i cili eshte ekzekutuar.

Ne nje postbllok rrugor, shkaktari i tragjedise u qelloi policeve dhe me pas la makinen ne vend duke u larguar me kembe. Menjehere nisi gjuetia ndaj vrasesit qe u mbyll me nje tjeter shkembim zjarri kur i dyshuari hyri ne nje pallat ku u vu ne shenjestren e forcave te nderhyrjes se shpejte.

Ky eshte atentati me i rende i viteve te fundit ndaj forcave te policise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Gjate oreve ne vazhdim policia do jape detaje te tjera rreth ngjarjes dhe identitetit e jetes se vrasesit.

Top Channel