Izrael, ushtaret stampojne fotot e masakrave

22/03/2009 13:25

Femije palestineze te masakruar, mama te perlotura ne varret e femijeve, foto te miturish me pistoleta dhe xhami te bombarduara.

Kete peisazh kane menduar ta paraqesin ne bluzat e tyre ushtaret izraelite me mbishkrime nga me te ndryshmet. “Nje goditje, dy te vdekur”, kete mbishkrim e ka fotografuar gazeta “Haaretz” ne pjesen e pasme te bluzes se nje ushtari hebre. Kjo ide eshte lancuar nga nje dyqan stampimesh ne jug te Tel Avivit ku ditet e fundit ka marre nje lume kerkesash nga ushtaret izraelite.

 Gjithashtu, shume bluza mbajne mbishkrimin “Konfirmo qe e ke vrare”, duke i ftuar te gjithe ushtaret te godasin ne shenje ne koke per ta vrare nje palestinez. Keto veprime nuk kane ngjallur ende asnje reagim ne Izrael apo edhe ne radhet e zyrtareve te larte te ushtrise apo qeverise.

Top Channel