Reshjet, policia shpall gjendjen e gatishmerise

21/03/2009 00:40

Drejtoria e Pergjithshme e Policise ka shpallur gjendjen e gatishmerise dhe u beri thirrje qytetareve qe te shmangin qarkullimin e panevojshem per shkak te situates se krijuar nga reshjet ne te gjithe vendin.

“Eshte shpallur gjendja e gatishmerise per te gjithe efektivat e policise se shtetit, duke kaluar me sherbime te perforcuara. Eshte ngritur shtabi i emergjences ne Drejtorine e Pergjithshme, eshte siguruar bashkepunimi dhe bashkerendimi i te gjitha masave me emergjencat civile, si dhe me shtabet lokale te kryesuara nga te gjithe prefektet e qarqeve”, eshte shprehur zedhenesi i policise se shtetit, Klodian Branko.

Sipas tij, momentalisht situata me e renduar paraqitet ne aksin Bulqize-Diber, ne vendin e quajtur Qafa e Buallit, ku po punohet nga borepastrueset me zinxhire per hapjen e rruges.

“Ju bejme thirrje qytetareve qe te kufizojne levizjet e panevojshme ne kete situate dhe ne rast domosdoshmerie te jene te pajisura me zinxhire”, theksoi Branko.

Top Channel