Kavaje, shemben shtate shtepi

21/03/2009 15:00

Shtate shtepi ne komunen Synej ne Kavaje jane shembur ne oret e para te mengjesit. Godinat, 2-3 kateshe ishin ndertuar ne nje koder dhe kane rene per shkak te rreshkitjes se dheut pas reshjeve te dendura te shiut.

Banoret pasi kane degjuar zhurma kane dale menjehere nga shtepite e tyre, duke i braktisur ato.

Kjo mase nga ana e vete banoreve ka ndihmuar qe te mos kishte asnje te lenduar apo viktime. Shtepite ishin te ndertuara ne nje koder, ne fshatin Bago, prane njera-tjetres dhe banoret nuk kishin patur asnjehere probleme.

Por banoret dyshojne se pak dite me pare aty ka rene nje termet, ndersa shiu ka ndikuar per rreshqitjet e dheut.

Prefekti i Kavajes Bardhyl Rexha, deklaroi se demet jane te pallogaritshme dhe behet fjale per nje tragjedi natyrore.

Rreshqitjet e dheut jane mbi 50 metra, ndersa ne vendngjarje eshte krijuar nje grope gjigante. Pasi kane larguar disa orendi banoret po evakuohen per t’u strehuar prane te afermeve te tyre. Mes demeve te shumta, bagetite kane mbetur nen germadha.

Nderkohe pritet qe Shtabi i Emergjences te nderhyje pasi parashikohet qe rrezja e rreshqitjeve te zgjerohet me tej.

Top Channel