Debora, Qafa e Malit dhe Qafe Krraba, te bllokuara

21/03/2009 09:40

Nuk ka permiresim te situates ne disa akse rrugore ne veri te vendit, qe vazhdojne te jene ende te bllokuara nga reshjet e debores.

3 autobuse me pasagjere e kane kaluar naten dhe vazhdojne te qendrojne ne Qafen e Malit. Autobuset kane qene te linjave Prishtine-Tirane dhe Kukes-Tirane. Udhetaret kane njoftuar se askush nuk u ka ardhur ne ndihme.

Qafa e Malit dhe Qafa e Shllakut vazhdojne te jene te pakalueshme. Ne Qafen e Krrabes ne Elbasan trashesia e debores ka arritur ne 30 cm dhe rruga eshte ende e pakalueshme. Disa makina kane mbetur te bllokuara qe nga nata e mbremshme, ndersa po punohet per zhbllokimin e rruges dhe ne ndihme kane ardhur forcat e ushtrise.

Aksi Librazhd-Qafe Thane kalohet vetem me zinxhire, ndersa rruga Qafe Thane-Shkup eshte e pakalueshme. Po keshtu te pakalueshme jane edhe disa rruge rurale ne Elbasan. Te bllokuara dhe pa energji jane edhe disa komuna ne Mirdite. I bllokuar eshte edhe aksi Shkoder-Puke.

Nderkaq, si pasoje e reshjeve te shiut ka patur rreshqitje te dheut ne fshatin Bago te Kavajes, c’ka kane sjelle edhe demtimin e 5 banesave.

Sipas meteorologeve moti i vranet dhe me reshje do te vazhdoje sot ne te gjithe territorin. Ne pjesen e dyte te dites intesiteti i reshjeve do te zvogelohet, ndersa temperaturat e ajrit ne veri do te ulen me 2 grade
Celcius.

 

Top Channel