CEZ, si do t’i paguajne dritat shqiptaret

21/03/2009 08:20

Sfida e vertete e kompanise ceke, CEZ, eshte rritja e arketimeve dhe forma se si do ta arrije. Faturimi i energjise elektrike mbetet ceshtje ku palet qeveri-investitor vazhdojne ta diskutojne ende, ndersa pritet te merret si vendim brenda tre muajve te ardhshme.

ERE ka menduar disa variante per faturimin energjise elektrike, ne menyre qe te shmangen te gjitha kontradiktat, por mbi te gjitha te rrise edhe arketimet. Varianti i pare, qe duket me i zbatueshem, lidhet me sistemin e faturimit online, ne baze te te dhenave qe do te mblidhen nga nje qender dispecer serveri.

E dyta lidhet me faturimin, brenda te cilit paraqitet e skanuar fotografia e matesit ne castin e leximit nga faturisti. E treta, jo pak e zbatueshme, por me kosto, me fature te parapaguar, sikunder ndodh me kartat e bisedave celulare.

Kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta, ka shpjeguar per gazeten “Shqip” se kompanise çeke po i kerkohet nje proces sa me transparent sherbimi ndaj konsumatoreve.

 

 

Top Channel