Australi, nje avion kryen ulje emergjente

21/03/2009 12:00

Nje avion i Emirateve te Bashkuara me 225 persona ne bord ka kryer ulje emergjente, pasi bishti i tij preku pisten, ne momentin e ngritjes ne Australi.

Fluturimi EK407, qe kishte si destinacion Dubain, u rrothullua rreth aeroportit te Melburnin per te humbur karburant per 45 minuta, perpara se te ulej. Fatmiresisht, asnje nga pasagjeret nuk u demtua. Aksidenti shkaktoi tym ne kabinen dhe la disa copa ne piste, pasi u perplas me disa drita.

Emiratet e Bashkuara Arabe thane ne nje deklarate se do te hetojne aksidentin. Perplasja e bishtit te avionit mund te shkaktohet nga disa faktore, mes te cileve moti i keq, probleme te ngarkeses, ose te vete bishtit.

Top Channel