Spanje, sekuestrohet servisi i pjatave me 20 kg kokaine
20/03/2009 14:20
Policia spanjolle ka sekuestruar nje servis pjatash, te prodhuara me 20 kg kokaine.
Nje 35-vjecar nga Barcelona eshte arrestuar, ne momentin qe do te terhiqte mallin. Pjatat kishin ardhur nga Venezuela.
Zbulimi eshte bere i mundur fale bashkepunimit nderkombetare dhe pasi policia u njoftua per mberritjen e nje pakoje te dyshimte nga Venezuela.
Spanja konsiderohet si porta kryesore e hyrjes se droges ne tregun europian, kryesisht nga kartelet latino-amerikane.
Top Channel