Probleme ne veri dhe jug nga reshjet

20/03/2009 19:50

Probleme per shkak te motit te keq jane regjistruar edhe ne zonen e Permetit. Komuna Frasher u bllokua plotesisht nga trashesia e bores deri ne 80 centimetra.

Nderkohe, ne Kolonje ne disa zona nuk mund te kalohej per shkak te trashesise se bores qe krijon veshtiresi te medha ne rrugen Kolonje-Permet.

Per shkak te shirave ka patur permbytje ne qytetin e Fierit, ku hyrja eshte bllokuar teresisht nga sasia e madhe e ujit ne rruge.

Nderkohe, dalja nga shtrati e lumit Gjanica ka permbytur tregun ambulant dhe disa shtepi ne lagje te ndryshme te ketij qyteti.

Moti i keq ka shkaktuar edhe demtime te linjave te furnizimit me energji elektrike. Linja 110 kilovolt Vojkin-Peshkopi eshte demtuar rende duke lene pa energji disa zona ne verilindje si Bulqiza, Golloborda, Shupenza, Klosi dhe Mirdita.

Eshte demtuar gjithashtu edhe linja Rradhime-Orikum dhe Kuc-Himare. Jane demtuar edhe disa fidra ne linjen 6 kilovat ne Vlore dhe Fier. Nderkohe, pa drita eshte aktualisht edhe i gjithe qarku Kukes si pasoje e nje avarie ne sistem.

 

Top Channel