ISKSH gjobit mjeket e familjes

20/03/2009 08:40

Mjeket qe nuk bien dakord me cilesine e disa ilaceve dhe rekomandojne te tjera, ose ata qe nuk respektojne “kodin” per te cilin kane nenshkruar kontraten me ISKSH-ne, jane penalizuar.

Te tjere qe nuk kane zbatuar rrjedhen e punes, apo te gjitha etapat e parashikuara, po ashtu jane gjobitur. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka kontrolluar 13 qendra shendetesore, 52 mjeke te pergjithshem dhe te familjes dhe ka vendosur gjoba ne vleren totale 86000 leke dhe masa zhdemtimi ndaj 19 mjekeve ne vleren 195749 leke.

Administrimi i karteles personale te pacientit paraqitet me shume mangesi, nuk plotesohet sakte ecuria e semundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi.

Top Channel