Brazil, vritet me arme zjarri prifti spanjoll

20/03/2009 19:30

Nje prift spanjoll, mbrojtes i femijeve te rruges, eshte vrare me arme zjarri ne Recife te Brazilit. Lajmin e ka bere te ditur policia lokale.

At Ramiro Ludeno, 34 vjec, njeri shume i dashur nga qytetaret ishte i perkushtuar ne ndihmen ndaj femijeve te rruges, per mbrojtjen e te cileve kishte hapur edhe nje organizate.

Sipas dy deshmitareve, nje i panjohur iu afrua ne kembe makines ku ndodhej prifti dhe e qelloi vetem njehere me arme zjarri duke e vrare ne vend.

Burimet shtojne se agjentet e kriminalistikes kane filluar hetimet per identifikimin e autorit te krimit, qe ka tronditur te gjithe qytetin.

Top Channel