Kriza, biznesi kerkon ndihme

19/03/2009 23:25

Rimbursimi i TVSH-se, heqja e kesaj takse per importet e makinerive prodhuese dhe atyre te mekanikes bujqesore, liberalizimi i lejeve te ndertimit, ngritja e nje komisioni koordinativ-konsultativ anti-krize me perfaqesues nga Banka e Shqiperise, qeveria, biznesi shqiptar dhe te tjere ishin disa nga kerkesat kryesore te mbledhjes se asamblese se pergjithshme te dhomes se tregtise dhe industrise.

Sipas perfaqesuesve te biznesit, mohimi i krizes ne kete moment eshte i pavend.

“Kriza ne te gjitha llojet e eksportit shqiptar kuptohet qe eshte e pranishme. Nuk besoj qe ne keto momente te kete eksportues qe te punojne me ato kontrata sic kane punuar vite me pare, qofte edhe nje vit me pare. Kerkoj edhe njehere rimbursimin e TVSH-se dhe mbi te gjitha heqjen e penaliteteve me gjoba qe nuk u takojne. Ne kerkojme mbijetese, nepermjet punes qe duhet te kryejme, por edhe me partneritetin qe ne duam nepermjet shtetit, ne duam te jemi partner me qeverine”, eshte shprehur nje nga perfaqesueset e fasonisteve.

Biznesi beri prezent problemet e tij dhe u tregua i kujdesshem ne deklarimet e tij qe ankesat te mos marrin ngjyrime politike, tashme qe vendi eshte perfshire nga ethet e fushates elektorale.

Ata thane se ne duam te jemi partnere me qeverine dhe qellim, i vetem edhe marrja e masave per t’i bere balle krizes.

Top Channel