Izrael, ngrihen akuzat ndaj ish-presidentit Katzav

19/03/2009 13:50

Nje Gjykate ne Tel Aviv ka njoftuar akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit izraelit Moshe Katzav. Katzav akuzohet per perdhunim, dhune seksuale dhe ngacmime ndaj tre femrave, qe dikur punonin per te.

Akuzat perfshijne periudhen 1996-1999 kur ishte minister i Turizmit dhe gjate viteve 2000 -2006 kur ai mbante postin e presidentit. Katzav nuk i ka pranuar akuzat duke thene se eshte viktime e rivaleve politike dhe medias.

Ai rrezikon te denohet me 16 vjet burg. Katzav u detyrua te dorehiqet perpara perfundimit te mandatit si president.

Top Channel