Tirane, shtohen siperfaqet e gjelberuara

18/03/2009 13:25

Tirana shume shpejt i permbush parametrat e nje qyteti europian me siperfaqe te gjelberuara dhe me nje cilesi ajri me te mire.

Rruga “Themistokli Germenji” eshte gjelberuar me peme te llojit bli, kontribut ky i nje kompanie private. Me kontributin e bisneseve dhe qytetareve, Tiranes deri me tani i jane shtuar 1500 peme.

“Kalimi i numrit 1500 eshte nje tjeter stacion qe tregon se ne kete rruge te perbashket po bejme gjithmone e me shume. Perspektiva e kesaj nisme eshte gjithnje me e qarte. Ne duam te rrisim masen e gjelbert te qytetit tone dhe te rrisim  cilesine e ajrit”, u shpreh Rama.

Ndersa ne rrugen “Andon Zako Cajupi” jane mbjelle peme te llojit geshtenje.

Nisma e bashkise “Nje Qytetar, Nje Peme” ka gjetur mbeshtetjen e shume qytetareve duke siguruar keshtu te ardhmen e nje qyteti me ajer te paster.

 

 

Top Channel