“Diveroli”, Withers veproi drejt

18/03/2009 19:15

Departamenti amerikan i Drejtesise ka zhvleresuar akuzat e medias lidhur me implikimin e ambasadorit amerikan Withers dhe disa diplomateve ne fshehjen e te vertetes lidhur me tregtimin e fishekeve kineze mes Shqiperise dhe Afganistanit.

Zedhenesi i ambasades amerikane ne Tirane, sqaron se ne qershor te vitit 2008, ne media u shfaqen pretendime se ambasadori i SHBA John Withers dhe pese anetare te tjere te ekipit te ambasades se SHBA ne Tirane, Shqiperi, ne njefare menyre ishin te perfshire ne perpjekje per te fshehur fakte lidhur me shitjen e municioneve me origjine kineze per Departamentin e Mbrojtjes te SHBA, ne shkelje te ligjeve te ketij vendi.

Ne ate kohe, ceshtja iu paraqit Inspektorit te Pergjithshem per shqyrtim. Inspektori i Pergjithshem ka shqyrtuar te gjitha faktet e vena ne dispozicion dhe nuk gjeti asgje qe mund te konfirmonte ndonje pretendim penal apo lloji tjeter ne lidhje me punonjesit e Departamentit te Shtetit.

Departamenti i Drejtesise ka informuar Zyren e Inspektorit te Pergjithshem qe keta gjashte punonjes te Departamentit te Shtetit ne ambasaden ne Tirane nuk jane shenjestra apo subjekte hetimi.

Departamenti mirepret deklaratat e bera nga Departamenti i Drejtesise dhe Inspektori i Pergjithshem dhe e konsideron kete ceshtje te mbyllur. “Ambasadori Withers dhe ekipi i tij punuan saktesisht ne ate menyre sic do te prisnim te punonin. Jemi krenare dhe mirenjohes per sherbimin e tyre”.

Pas ketij perfundimi, ambasadori Withers deklaroi se, “jam mirenjohes qe Departamenti i Drejtesise dhe Departamenti i Mbrojtjes tani i konsiderojne pretendimet kunder meje dhe zyrtareve te tjere ne ambasaden ne Tirane te mbyllura”.

“Keta zyrtare, Stiven Christina, Patrick Leonard, Paula Thide, Viktor Majev dhe Robert Njusem, jane nder diplomatet me te shkelqyer qe kam njohur. Sic thashe vitin e kaluar, nje shqyrtim i drejte i fakteve do te coje, ne fund, tek e verteta.  Jam i kenaqur qe e verteta tani eshte e qarte dhe qe ketyre zyrtareve te shkelqyer u jane njohur kontributet ndaj sherbimit te vendit tone”, ka pohuar Withers.  

Top Channel