Operacioni “Vlora”, 6 arrestime ne Trieste

17/03/2009 08:50

Nje organizate kriminale multietnike, e perbere nga italiane, rumune e shqiptare, qe vidhnin dhe trafikonin makina te tonazheve te renda, eshte goditur nga policia italiane e Triestes.

Sipas agjencive te lajmeve te vendit fqinj, mesohet se ne perfundim te operacionit qe kishte gati dy vjet qe vazhdonte, ne pranga jane vene gjashte persona. Policia italiane e Triestes ka konfirmuar se ka zbuluar nje organizate kriminale qe vidhte mjete pune me vlere te konsiderueshme, te cilat me pas, me ane te rrugeve tokesore ose detare, i dergonte ne Rumani ose ne Shqiperi per t’i shitur.

Pas perfundimit me sukses te operacionit te koduar “Vlora”, kane rene ne pranga shqiptaret Shpetim Vrako 45 vjec, Eduard Alikajn 37 vjec, si dhe italianet, Fabio Luca Loda 42 vjec, Francesco D’Alessa-ndro, 63 vjec dhe Karlo Vitari, 61 vjec, te cilet merreshin me vjedhjet e makinave.

 

Top Channel