Livni: Qeveria me Netanjahun nese njeh dy shtetet

15/03/2009 14:40

Takim sekret dhe me mjaft rendesi per fatin e Lindjes se Mesme, nje nga rajonet me te nxehta te globit.

Lideri i partise Likud, Benxhamin Netanjahu dhe shefja e Kadimas, Tzipi Livni jane takuar ne banesen e ministres se Jashtme ne Tel Aviv ku kane rinisur bisedimet per ndertimin e qeverise se re. Sipas te dhenave te fundit, Netanjahu mund te marre drejtimin e kabinetit qeveritar per 3 vjet dhe Livni per periudhen e mbetur ose me sakte per nje vit e gjysme.

Nderkohe, ne deklaraten per shtyp, Livni ka folur me tone te moderuara, duke thene se Netanjahu duhet te punoje per bashkejetesen e dy shteteve te ndryshme. “Nese lideri i Kadimas deshiron nje qeveri me ne atehere ai duhet t’i thote Po procesit te Anapolis qe synon bashkejetesen e dy shteteve me dy popuj te ndryshem”, ka theksuar Livni. 

Top Channel