Raketa palestineze ne Izrael, nuk ka viktima

14/03/2009 10:40

Dy raketa Kasam jane leshuar gjate nates nga Rripi i Gazes ne drejtim te Izraelit. Nga sulmi nuk ka patur viktima dhe as deme materiale.

Lajmin e ben te ditur nje zedhenes i ushtrise izraelite. Dy dite me pare levizja Hamas qe ka pushtetin ne Gaza kritikoi pergjegjesit per leshimin e raketave, duke thene se ky nuk eshte momenti i duhur per operacione te kesaj natyre.

Qe nga fundi i ofensives izraelite ne Gaza, jane regjistruar me shume se 150 leshime raketash me destinacion Izraelin.

Top Channel