Nju Jork, pasuria e Madoff 823 milione dollare

14/03/2009 19:05

Financieri amerikan Bernard Madoff, i cili prej dy ditesh ndodhet ne qeli, para skandalit kishte nje pasuri prej 823 milione dollaresh.

Financieri perfundoi ne burg pasi pranoi ne gjykate se ishte pergjegjes per nje mashtrim prej 50 miliarda dollaresh.

Pasuria personale e financierit mashtrues u publikua gjate procesit qe po zhvillohet ndaj tij ne metropolin amerikan te Nju Jorkut.

Nga pasuria marramendese, 22 milione dollare eshte vlera e pasurive se patundshme, mes te cilave nje apartament 7 miliona dollaresh ne Manhatan, ku Madoff jetonte me bashkeshorten e tij Ruth.

Top Channel