Hezbollahu: Nuk do te njohim kurre Izraelin

14/03/2009 03:30

Hezbollahu nuk do ta pranoje asnjehere njohjen e Izraelit. Keshtu eshte shprehur kreu i levizjes Hasan Nasrallah duke hedhur poshte ne kete menyre kushtin e vendosur nga SHBA-te per te filluar negociatat me organizaten e cila nga Uashingtoni konsiderohet si terroriste.

“Atyre qe na vendosin kushte u themi: nuk do ta njohim asnjehere Izraelin”, deklaroi ai ne nje fjalim te transmetuar ne nje ekran gjigand me rastin e festes se lindjes se profetit Muhamet.

Te marten, Shtepia e Bardhe deklaroi se Hamasi palestinez dhe Hezbollahu duhet te fillonin ta njihnin Izraelin dhe te hiqnin dore nga dhuna perpara cdo lloj dialogu.

“I kundershtojme kushtet e amerikaneve sot, neser dhe pas 1000 vjetesh, madje deri sa te kete jete ne toke, per sa kohe Hezbollahu ekziston, ai nuk do ta njohe asnjehere Izraelin”, u shpreh ai.

Top Channel