Australi, pasojat e katastrofes, 10 here me te renda

14/03/2009 09:55

Pasojat mjedisore qe shkaktoi derdhja e karburantit te nje anijeje ne brigjet verilindore te Australise, jane me te medha nga c’mendohej.

Ndotja ne brigjet e Queensland ka qene 10 here me e madhe nga sa u raportua fillimisht, thane autoritetet australiane. Stuhia tropikale demtoi nje anije nga Hong Kongu, qe derdhi ne det 230 tone nafte dhe jo 30 tone.

Sipas specialisteve, sasia e karburantit kercenon jeten e gjallesave ujore. Dhjetera plazhe ne nje vije prej 37 miljesh ne Sunshine Coast eshte deklaruar si zone e katastrofes natyrore.

Top Channel