Maskat lidhin e grabisin gruan e nje farmacisti

13/03/2009 08:20

Nje grabitje me arme ka ndodhur ne Kamze, ku maskat kane hyre ne shtepine e nje farmacisti dhe kane marre 1 mije euro.

Dy persona me maska kane hyre ne banesen e farmacistit Petrit S., 53 vjec, ku ne ato momente ndodhej
vetem bashkeshortja e tij. Ata kane kercenuar gruan 51-vjecare, te cilen e kane lidhur me litar ne nje karrige dhe kane nisur kontroll ne te gjithe banesen per te vjedhur cfare mund te gjenin brenda.

Kur bashkeshorti ka mberritur ne shtepi, ka gjetur te shoqen te lidhur dhe ka njoftuar policine. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere sherbimet e komisariatit nr. 5, te cilet kane marre ne mbrojtje familjen dhe kane nisur punen per zbardhjen ngjarjes se rende.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se dy grabitesit jane persona qe kane kryer veprime te tilla edhe me pare.

Top Channel