Faturat aforfe, OSSH penalizon punonjesit

13/03/2009 08:10

Penalizohen 20 punonjes te Filialit te OSSH-se se Fierit. Mesohet se shkak ka qene hedhja e faturave aforfe te energjise elektrike per familjaret.

Kreu i ketij filiali, Arjan Bibe, tha se do te vazhdohet te merren masa per te gjitha ata qe abuzojne me faturat. Per dy faturiste eshte marre vendimi i largimit nga puna dhe per 18 te tjere paralajmerim per largim nga puna.

Kreu i OSSH-se se Fierit ka pranuar se ekziston nje numer i madh ankesash per faturime fiktive, nderkohe qe vetem muajin e fundit numri i ankesave ka shkuar ne 650 te tilla.

Top Channel