Withers nderon shqiptaren qe ndihmoi 1600 gra

12/03/2009 20:45

Vera Lesko eshte gruaja qe ka ndihmuar ne rehabilitimin e 1600 grave dhe vajzave te trafikuara, por edhe ka vene ne rrezik jeten e familjareve dhe te sajen.

Keshtu e pershkroi ambasadori amerikan John Withers, zonjen Lesko pak minuta para se t’i dorezonte certifikaten e pare ne Shqiperi si grua kurajoze.

“Ndihem i perulur ne prezencen e kesaj gruaje te vecante dhe une nuk mund te bej dicka qe mund te krahasohet me punen e saj. Sot kemi nje leter nga sekretarja e Shtetit”, eshte shprehur Withers.

Nga ana e saj, zonja Lesko u shpreh se ky cmim i perket te gjithe njerezve qe e kane mbeshtetur ate ne kete mision. “Eshte shume e veshtire te marresh nje cmim, por ky i takon stafit te vatres, gjithe stafit ne pergjithesi”, eshte shprehur ajo.

Zonja Lesko eshte nje nga finalistet per cmimin vjetor nderkombetar te grave kurajoze, nje nisme e ndermarre nga sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe e mbeshtetur nga zonja e pare Mishel Obama.

Top Channel