Shtetesja franceze: Policet me ngacmuan seksualisht

12/03/2009 10:10

Nje 26-vjecare nga Gjirokastra me nenshtetesi franceze denoncoi ne prokurorine e Gjirokastres tre punonjes te drejtorise se policise, duke i akuzuar ata se e kane dhunuar gjate ndalimit, si dhe e kane ngacmuar seksualisht.

Denoncimi eshte bere me daten 25 shkurt dhe prej asaj dite shtetesja franceze thote se eshte ngacmuar dhe se fundmi eshte shoqeruar serish ne komisariat. Marjola Bonnet Karagjozi jeton ne France dhe ishte kthyer ne qytetin e saj prane familjes, por peripecite i kane nisur ne momentin e ndalimit nga nje punonjes i policise rrugore.

Ajo pretendon se ky shoqerim ka qene pa shkak dhe ka pasur per qellim ushtrimin e presionit ndaj saj. Ajo thote se eshte share me fjale te renda nga policet, eshte goditur, madje njeri prej policeve e ka ngacmuar seksualisht.

Por drejtoria e policise se Gjirokastres me ane te zedhenesit pergenjeshtroi rastin ne fjale. Gentian Mullai tha se Eriola Bonnet eshte ndaluar sepse qarkullonte me shpejtesi neper qytet dhe eshte shoqeruar ne komisariat
sepse nuk ka pranuar te tregoje dokumentet. Heren e dyte ajo eshte ndaluar sepse eshte kapur duke ngare makinen, edhe pse leja e drejtimit i ishte pezulluar.

 

 

 

Top Channel