“Gerdeci”, banoret: Po shfrytezohet per ceshtje elektorale

12/03/2009 22:25

Banoret e zones se Gerdecit dhe Marqinetit, me te prekurit e shperthimit te nje viti me pare ku humben jeten 26 persona, e shikojne shqetesuese shfrytezimin e kesaj ngjarjeje politikisht.

Sipas tyre, politika nuk ka bere asgje per ta dhe interesimi i koheve te fundit behet thjesht per ceshtje elektorale.

“Politikanet po e shfrytezojne kete ngjarje per te marre votat, nderkohe qe nuk kane dhene asnje ndihme”, eshte shprehur nje prej banoreve te zones ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.

Ai thekson se nuk ndihet i sigurt ne zonen ku po jeton dhe kane rindertuar shtepite e tyre.

“Ketu ku kemi ndertuar shtepite ka predha akoma. Nuk jemi te sigurte ne kete vend”, tha ai.

Top Channel