“Fazllic”, hetimet ngecin ne Qipro

12/03/2009 08:25

Hetimet shqiptare per serboboshnjakun Damir Fazllic kane ngecur ne shtetin e Qipros. Ne kete vend, Fazllic dyshohet se ka krijuar nje shoqeri fantazme e cila ka blere nje firme te tij ne Shqiperi per 1.7 milione euro.

Me pas, keto para jane transferuar ne Zvicer. Hetuesit e ceshtjes kane analizuar edhe legjislaturen e ketij shteti ne lidhje me krijimin e shoqerive dhe po perpiqen te shuajne shume pikepyetje, nese ne kete shtet shoqeria e
tij ka pasur apo jo kapital, si dhe parate qe eshte blere firma “Crown Acquisition” kane qene te deklaruara apo jane vene ne menyre te paligjshme.

Per keto enigma, hetuesit derguan disa jave me pare ne shtetin e Qipros nje leter-porosi. Sipas hetuesve nga prokuroria, ende nuk ka mberritur nje pergjigje, ndersa informacionet e para per kthimin e leter-porosise eshte fillimi i muajit prill te ketij viti.

Ne Shqiperi jane pyetur te gjithe bashkepunetoret e Fazllic, si dhe pronaret e tokes ne Porto-Romano,
te cilet i kane shitur serbo-boshnjakut rreth 15 hektare ne vendin qe do te ngrihet parku energjetik. Megjithate, e domosdoshme per hetuesit e ceshtjes eshte sqarimi i aktivitetit te te akuzuarit ne Qipro.

 

Top Channel