Sondazhi i “Zogby”: PS 39%, PD 34%

10/03/2009 21:25

Nese zgjedhjet do te mbaheshin sot, Partia Socialiste do te shpallej fituese pasi do te merrte votat e 39 per qind te zgjedhesve.

Keshtu thote sondazhi i kryer per muajin shkurt, nga data 10 ne 16, nga kompania prestigjoze “Zogby International” ne bashkepunim me Top Channel. Sipas anketes, qe ka pyetur 1 mije persona, ne vendin e dyte do te renditej Partia Demokratike me 34% te votuesve, e ndjekur nga LSI me 5 per qind dhe G99 me 2 per qind.

Partite e tjera PDK, PBDNJ, PR, PSD dhe PAA do te merrnin secila nga 1% te votuesve. Sipas perfaqesuesit te “Zogby International”, Sam Rogers, 12% e votuesve shprehen te pavendosur ndersa 4% nuk e tregojne voten e tyre.

Nderkohe, shton Rogers, vihet re nje rritje e mbeshtetjes se partive kryesore, 2% per PS, mbi 1% per PD, si dhe nje rritje modeste per G99.

Persa u perket vleresimit te partive, 61% e te pyeturve kane nje opinion pozitiv per PS, nje renie nga 64% qe ishte ne janar, nderkohe qe vleresimi negativ per kete parti eshte rritur ne 40%. Persa i takon PD, 56% e te pyeturve japin nje vleresim pozitiv, kundrejt 44% qe japin nje vleresim negativ.

Sondazhi ka kryer gjithashtu vleresimin e lidereve, ku spikat mbeshtetja ndaj atij te opozites, Edi Rama, me 44% te shqiptareve qe e shohin pozitivisht punen e tij, kundrejt 36% qe vleresojne po keshtu performancen e kryeministrit.

Persa i takon drejtimit qe po merr Shqiperia, 41% e te pyeturve shprehen se po shkon ne rrugen e duhur, ndersa 45% ne rrugen e gabuart. Ky vleresim ndahet tek votuesit e PS, 64% e te cileve besojne se vendi po shkon ne rrugen e gabuar dhe pjesa tjeter ne te duhuren, si dhe tek votuesit e PD, nga te cilet vetem 28% vleresojne se vendi po shkon ne rrugen e gabuar.

Sondazhi, marzhi per gabim i te cilit eshte 3%, ben gjithashtu te ditur se ceshtja me delikate per 67% te shqiptareve eshte papunesia, e ndjekur nga ekonomia me 64%, varferia me 43%, korrupsioni ne qeveri me 31% dhe inflacioni me 24%.

Top Channel