Greva e familjareve te “9 janarit”

10/03/2009 23:20

Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka ka deklaruar se do kerkoje ngritjen e nje komisioni hetimor ne lidhje me 8 personat qe figurojne ende te zhdukur ne tragjedine e 9 janarit.

Gjate nje vizite tek greva e urise se te afermve te te humbureve ne tragjedine e 9 janarin e 2004, Ndoka ka deklaruar se do te kerkoje ne Parlament nje nder kerkesat kryesore te grevisteve, rinisjen e hetimeve.

“Ne morrem nje angazhim si deputete te Parlamentit te takojme presidentin e Republikes, prokuroren e pergjithshme, por edhe te therrasim ne interpelance ministrin e Brendshem. Na vjen keq qe qeveria shqiptare ka humbur ndjenjen njerezore duke mos vizituar asnjehere familjaret e tragjedise”, eshte shprehur Ndoka.

Prej 11 ditesh 4 pjesetare te familjareve te tragjedise se 9 janarit te cilet ende nuk kane gjetur trupat e femijeve te tyre, kane hyre ne nje greve urie.

Top Channel