Topi aplikon sot per karten e identitetit

09/03/2009 08:30

Kreu i shtetit, Bamir Topi, pritet te shkoje sot prane minibashkise numer nente, ku dhe do te aplikoje per karten e identitetit.

Zyra e shtypit e Presidences njoftoi se dicka e tille do te ndodhe rreth ores 10:30 te mengjesit. Kreu i shtetit pritet te jape edhe nje mesazh per rendesine e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Aplikimi i Topit per karten e identitetit do te mund t’i
jape atij mundesine te shprehet edhe lidhur me infrastrukturen zgjedhore dhe pergatitjen e saj. Teksa ndodhemi tre muaj para zgjedhjeve parlamentare vijojne
debatet mes pozites dhe opozites sa i takon standardeve me te cilat po i drejtohemi zgjedhjeve.

Opozitaret deklarojne se procesi i pajisjes se shtetasve me karta identiteti ka deshtuar. Ne kete linje, ata konstatojne se nje numer i madh qytetaresh pritet te privohen nga e drejta e votimit.

 

Top Channel