OSSH, Opozita: Qeveria, vendim korruptiv

09/03/2009 20:25

Vendimi i fundit i qeverise, qe i kalon mbi 50 milione dollare borxhe te OSSH ne bilancin e Koorporates Energjitike Shqiptare, eshte konsideruar nga e gjithe opozita si nje skandal i paster korruptiv.

“Qeveria me nje vendim te saj ka ulur me gjysme vleren e OSSH duke ia kaluar aksionet KESH-it. Kur mund te fitoheshin 100 milione euro, do te fitohet gjysma. Ndryshohen kushtete e tenderit sipas qejfit”, ka deklaruar ish-drejtori i KESH, Andis Harasani.

I menjehershem ka qene reagimi i ministrit te Energjitikes, Genc Ruli, i cili ka premtuar transparence ne seancat e ardhshme parlamentare.

“Ceshtja do te vije ne Parlament, keshtu qe leri brockullat. Te gjitha proceset jane zhvilluar me 1 vit e gjysme apo dy vjet”, ka argumentuar Ruli duke iu drejtuar Harasanit.

Top Channel