Nishani: Leternjoftimet, gati per aplikantet

09/03/2009 18:50

Ministri i Brendshem Bujar Nishani, gjate fjales se tij ne seancen parlamentare ka hedhur poshte akuzat e opozites se, procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me kartat e identitetit ka deshtuar.

Sipas Nishanit, ne njesite bashkiake te qyteteve te ndryshme jane gati leternjoftimet per aplikantet e pare.

“Ne zyrat e aplikimit jane te gatshme per t’u shperndare leternjoftimet per te gjithe ata qe kane aplikuar ne fund te muajit shkurt. Ftoj qytetaret qe te shkojne te marrin leternjoftimet”, ka pohuar Nishani.

Sipas tij, dikasteri i drejtuar prej tij ka marre masa edhe per qytetaret qe nuk jane te pajisur me pasaporte, permes dergimit te listave te emrave te personave te kesaj kategorie ne komunat perkatese.

“40% e qytetareve qe kane aplikuar deri me 7 mars jane qytetare qe nuk kane pasaporte. Por lista e qytetareve qe nuk disponojne pasaporte eshte zyrtare, publike dhe transparente, dhe MPB ia ka derguar ate cdo komune. Eshte fakt i pamohueshem se qeveria arriti t’iu siguroje shqiptareve nje produkt te premtuar”, ka shtuar Nishani.

Top Channel