KQZ ben gati koston financiare te procesit

09/03/2009 08:40

Brenda kesaj jave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te shqyrtoje projektbuxhetin per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Burimet nga ky institucion sqarojne se cdo ze do te jete i detajuar me koston perkatese. Paraprakisht, Ministria e Financave ne projektbuxhetin per kete vit ka caktuar nje shume paraprake per KQZ-ne. Shifra prej 600 milione lekesh do duhet te rritet per shkak te kostos se procesit.

Paraprakisht mendohet se zgjedhjet e 28 qershorit do te marrin me pak para sa i takon komisionereve dhe pagave te tyre. Sipas Kodit te ri Zgjedhor, numri i komisionereve nuk eshte me 13, por vetem 7 te tille. Nje element qe ul koston eshte edhe reduktimi i votimit vetem ne nje flete dhe perdorimi i nje kutie per çdo qender votimi.

Pavaresisht kesaj, kostoja serish do te jete e ndjeshme per shkak te procesit te numerimit te votave. Realizimi i plote dhe i detajuar i kesaj etape do te kerkoje rreth 1 milion euro.

Nisur nga keto llogaritje paraprake, mendohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te kerkoje nje fond shtese nga Ministria e Financave per mbarevajtjen e procesit.

 

Top Channel