I dashuri miliarder i Naomit, i martuar

09/03/2009 11:30

Topmodelja e njohur Naomi Campbell ka pesuar nje goditje te rende ne jeten sentimentale. I dashuri i saj, miliarderi rus Vladislav Doronin rezulton i martuar prej 21 vjetesh dhe eshte baba i nje vajze 12-vjecare.

Pantera e zeze eshte prej me shume se nje viti e lidhur me manjatin rus dhe kohet e fundit eshte shprehur e gatshme per te vene kurore me te.

Bashkeshortja e Doronin, quhet Ekaterina dhe eshte 44 vjec. Ajo kishte vendosur te heshtte deri tani, duke menduar se behej fjale vetem per nje dashuricke te te shoqit. Por ndersa cifti mesohet se ka nisur te bashkejetoje ne nje nga shtepite e Vladislav, bashkeshortja e tij ka vendosur te flase hapur.

Megjithate, pervojat e deritanishme kane treguar se sjellje te tilla nuk e kane trembur aspak Naomin, edhe pse nuk dihet se c’do te ndodhe me lidhjen e saj.

Top Channel