Adoleshenti vret me thike vellane 23-vjecar

09/03/2009 08:50

Nje 23-vjecar ka gjetur vdekjen ne periferi te Tiranes, pasi eshte qelluar me thike nga i vellai 14-vjecar. Ngjarja ndodhi ne fshatin Laknas pasditen e djeshme.

Viktima eshte Alfred Marku, ndersa autori eshte G.Marku. Ne vendngjarje mberriten oficeret e policise, te cilet pyeten familjaret e tyre. Ata thane se pak para se te ndodhte vrasja, 14-vjecari kishte debatuar me viktimen.

Por 14-vjecari i inatosur ka rrembyer nje thike ne kuzhine dhe ka qelluar per vdekje Alfredin. Ne gjendje te rende, i plagosuri eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku burimet thane se ai ka nderruar jete si pasoje e prekjes se organeve jetesore nga plaget e marra me thike.

Policia tha se ka shoqeruar te miturin ne komisariatin e policise. Ai ka treguar se zenka ndodhi pas kercenimeve te te vellait se nuk do te dilte me nga shtepia.

Top Channel