Rikthehet Cajupi, poeti vjen me vepren e plote

08/03/2009 10:20

Kur na merr malli per magjine e fjales, kur na merr malli per guret e vendlindjes, kur na ze malli i mergimtarit apo na djeg malli i dashurise, le te kendojme Cajupin.

Ai eshte poeti i Atdheut dhe te merguarve, poeti i te dashuruarve dhe rebeluarve, ai eshte poeti i shpirtit te lire njerezor. Me kete dimension vjen rilindasi i shquar shqiptar dhe vepra e tij e plote ne 5 vellime nga Botimet “Toena”. Veprat e Cajupit kane pasur nje fat disi te vecante, pasi disa prej tyre autori i botoi ne gjallje te tij, disa pas vdekjes dhe te tjera akoma mbeten doreshkrime.

Madje lexuesit do te gjejne edhe pjese te pabotuara me pare te ketij klasiku te letersise shqipe. Profesor Jorgo Bulo qe ka pergatitur kete botim, shpjegon se botimi i kolanes Visare te leterise sjell Cajupin autentik, me tekst te sakte dhe te stabilizuar dhe per kete jane shfrytezuar doreshkrimet origjinale.

Top Channel