Zimbabve, ende ne spital kryeministri Cangirai

Kryeministri i Zimbabves, Morgan Cangirai po trajtohet ne spital pas plageve te marra ne aksidentin rrugor, ku e shoqja e tij Susan humbi jeten.

Ata po udhetonin në afersi të Harares, kur makina u perplas me nje kamion. Sic raportoi Televizioni Shteteror udheheqesi 56 vjecar ka marre plage ne koke.

Partia “Levizja per Ndryshim Demokratik – permes nje deklarate shpjegoi- se nuk ka asnje arsye per te dyshuar per ndonje komplot. Sipas analisteve- nese i referohemi rivalitetit mes forcave politike, spekullimet per shkakun e aksidentit do te ishin te paevitueshme.

Shoferi i kamionit kishte qene ne gjume ne momentin kur ndodhi aksidenti. Makina e kryeministrit u rrotullua tre here, cka solli si pasoje vdekjen e te shoqes.

Cangirai dhe Susan u martuan ne vitin 1978 dhe kane 6 femije. Megjithese, Cangirai nuk preferonte qe jeta e tij private te shfaqej ne publik, e shoqja e tij Susan ishte nje pjese shume e rendesishme- nje burim force, ne momentet me te keqija politike per te.

Presidenti Robert Mugabe dhe e shoqja e vizituan Cangirain ne spital dhe i uruon atij sherim te shpejte.

Top Channel