Terror mbeses, se e gjeten ne feste

07/03/2009 08:10

E gjakosur ne fytyre dhe trup, ka ikur nga makina, ka dale tek ura e Lanes ne afersi te Rruges se Elbasanit ne Tirane dhe ka tentuar te hidhet, me qellim per t’i dhene  fund jetes, pasi kishte frike te kthehej ne familje.

Ky eshte akti tragjik qe ka dashur te kryeje nje 18-vjecare, e cila eshte marre me dhune nga xhaxhallaret, teksa ajo festonte me shoket dhe shoqet e klases. Ndersa policia ka shoqeruar dy xhaxhallaret e saj, ka kuptuar se ngjarja ishte edhe me e rende, pasi njeri prej tyre ishte vete pjese e uniformave blu.

Vajza kishe marre leje per te festuar me rastin e “7 Marsit”, por dy xhaxhallaret e kane marre me dhune, pasi nuk e pranonin nje fakt te tille. E kane futur ne makine dhe rruges kane nisur ta godasin edhe me shume, duke i shkaktuar plage ne fytyre.

Ngjarja eshte pikasur nga nje punonjes i policise rrugore, i cili ishte me sherbim. Vajza ka hapur deren dhe eshte ngjitur te parmaket e ures. Adoleshentja eshte derguar ne spital, ku ka qendruar nen kujdesin e mjekeve.

 

Top Channel