TCH, surpriza ne mbremjen e “Big Brother”

07/03/2009 21:55

Spektakli i sotem i “Big Brother” ka risjelle serish surpriza ne kete mbremje.

Pavlini, banori i shtepise qe doli nga gara, ka patur mundesine qe te shikoje dy femijet e tij qe nuk i shikon prej kohesh.

Ai ka degjuar edhe mesazhin e ish-bashkeshortes qe e ftonte te rikthehej sepse ate e prisnin.

Emocione te forta perfshine Adelajden, e cila iu rikthye per pak minuta profesionit te mesuesise pasi eshte takuar me nxenesit e saj, si nje dhurate nga “Big Brother” me rastin e 7 marsit.

Nderkohe, Qetesori ka patur mundesine qe te shikoje imazhin e femijes se tij te ardhshem.

Top Channel