Greva, paraplegjiket vizitohen nga ministrat

07/03/2009 01:45

Tre ministra te kabinetit qeveritar vizituan paraplegjiket e futur ne greve urie, per te diskutuar mundesite e gjetjes se zgjidhjeve per kerkesat e tyre.

Por takimi filloi me nje incident pasi disa prej grevisteve refuzuan qe ministrat te futeshin ne mjediset ku zhvillohet greve.

Te derguarit e qeverise ofruan nje zgjidhje brenda ketij muaji.

“Sot ka kaluar sigurimi shendetesor, nje nga kerkesat qe keni pasur per personin kujdestar. Nuk me vjen mire per kete situate qe ndodheni, por nuk mund te them se nuk ka pasur vemendje. Ne jemi koshiente se nuk ka vend per permiresime, duhet te na jepni mundesine qe gjerat te permiresohen me kohe”, eshte shprehur ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Nderkohe sipas ministrit te Punes, Anastas Duro, “do te shtohet paketa higjenosanitare, por do te behet nje studim i imtesishem se sa do te shtohet”.

Por duket se nje zgjidhje e tille nuk i ka bindur grevistet e urise te terhiqen duke pritur zgjidhje perfundimtare.

“Kemi kerkuar nje pakete jashtezakonisht minimale qe nuk i perballon kushtet jetike te gjithe ketyre njerezve qe vuajne dhe ecin me karroca dhe kane lene gjysmen e trupin ne krye te detyres”, tha nje prej grevisteve.

Top Channel