Kryetarja e Kuvendit ka zgjedhur Rrajcen, nje nga fshatrat kufitare te vendit, per t’u uruar mesuesve diten e 7 marsit.
Ne shkollen e Rrajces, qe kremton edhe 90 vjetorin e themelimit te saj, kryetarja e Kuvendit vizitoi laboratorin e ri te informatikes, me te cilin jane pajisur deri tani disa shkolla te rrethit te Librazhdit.
Ne takimin me mesuesit dhe banoret e Rrajces, Topalli vuri ne dukje investimet e kryera si nga komuna ashtu edhe nga qeveria per t’i sherbyer sa me mire komunitetit.
Zonja Topalli e cilesoi me fat brezin e ri qe po rritet, jo vetem per mundesite e medha dhe shanset qe u krijohen, por edhe sepse ky, sipas saj, eshte brezi qe do te perfitoje i pari nga anetaresimi i vendit ne NATO.
Kryetarja e Kuvendit tha se, ky dhe te tjera zhvillime qe pret Shqiperia kane se pari ne themel besimin e qytetareve tek qeveria dhe besimin e partnereve perendimore tek reformat e kryera ne vend.
Top Channel