7 Marsi, Berisha: Rritje pagash per arsimtaret

07/03/2009 11:40

Dita e Mesuesit, 7 Marsi, i ka sherbyer kryeministrit Sali Berisha te beje premtimet per sektorin e arsimit por edhe te sulmoje kryetarin e bashkise, Edi Rama.

Berisha premtoi se qeveria qe do te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit do te tregoje kater here me shume interes per arsimin se sa mandati aktual, duke theksuar se do te kete rritje pagash per mesuesit, shkolla te reja dhe permiresim i kushteve ne ato ekzistente, si dhe internet per cdo shtepi dhe per cdo femije.

“Jam ketu per t’u zotuar se ne mandatin tim te dyte, mesuesit do te jene ne piedestal, do te kete rritje pagash per ta, strehim, mireqenie. Rritja e pagave do te jete me e madhe se sa ajo qe patem mandatin e pare”, u shpreh Berisha, pa permendur nje perqindje te sakte.

Shefi i qeverise akuzoi kryetarin e Bashkise se ne keto vite ka ndertuar vetem dy shkolla dhe ka rikonstruktuar vetem gjashte palestra, shume pak nga ajo qe ai duhet te realizonte.

“Prisja me shume nga Rama, por kjo nuk ndodhi sepse metamorfoza e nderroi ate ne mister 15 perqindeshin. Dhe si gjithnje faturen e paguajne femijet. I bej thirrje qe t’i jape fund babezise dhe me urgjence te percaktoje trojet per ndertimin e shkollave te vendit”, u shpreh Berisha, duke ngritur shqetesimin e mbipopullimit te nxenesve neper klasat e shkollave te kryeqytetit.

Shefi i qeverise i dha keto deklarata ne nje fjalim pershendetes te organizuar me mesues e pedagoge ne Pallatin e Kongreseve.

Top Channel