Ne pranga, njeriu “kyc” per Gerdecin

06/03/2009 08:10

Sokol Gjeci, njeriu i cili ka ditur cdo veprimtari per tragjedine e Gerdecit u eshte bashkuar te arrestuarve te tjere per vrasjen e 26 personave, pasi u kap ne qytetin e Korces, ku punonte ne nje firme ndertimi.

Prej dy javesh, ai eshte mbajtur nen vezhgim nga agjente speciale, teksa Prokuroria e Pergjithshme priste qe gjykata te jepte per te masen e sigurise “arrest me burg”. Pas kesaj mase ai eshte sjelle ne Tirane, nderkohe qe sot pritet te dale para togave te zeza per t’u njohur me vendimin ndaj tij.

Ai akuzohet per vrasje masive, njelloj me dy te arrestuarit kryesore te tragjedise famekeqe te Gerdecit, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji. Madje, faji me i madh mendohet se ka qene pikerisht i ketij personi, i cili ka ditur cdo rrezik qe perbente veprimtaria ne Gerdec. Prokuroria e Pergjithshme beri te ditur se nje nga dy grupet, qe po punojne per dokumentimin e plote te tragjedise se Gerdecit, kishin faktuar se Sokol Gjeçi kishte informacion per gjithe abuzimet apo rrezikun qe kanosej ne fabrike.

Ai ka qene pikerisht ne funksionin e mbikeqyresit te ndermarrjes MEICO dhe nepermjet tij kalonin gjithe dokumentet zyrtare apo jozyrtare. Pas konsultimeve te shumta, eshte vleresuar qe ai te akuzohet per vrasje masive.

Top Channel